Deep Peeling Gel

50.00 | 100ml

Eksfoliant luksoz për fytyrë dhe trup që pastron thellë, qetëson irritimin dhe rikthen shkëlqimin e lëkurës. Ndihmon në zbehjen e njollave, përthith aknet e trupit dhe eleminon çarjet e lekurës për një pamje uniforme, të butë dhe rinore.

Ka stok

Përshkrim

Orjade Deep Peeling Gel është një eksfoliant i avancuar për fytyrë dhe trup, i krijuar për të rikthyer ndriçimin dhe freskinë natyrale të lëkurës. Tekstura e tij xheli aktivizohet në kontakt me lëkurën, duke shpërbërë qelizat e vdekura dhe papastërtitë, ndërsa ruan ekuilibrin hidratues. Ky peeling unik nuk ofron vetëm një pastrim të thellë dhe të butë, por gjithashtu qetëson irritimin dhe forcon barrierën natyrale të lëkurës.

Formula e tij punon në shtresat sipërfaqësore dhe të mesme të lëkurës për të përmirësuar strukturën, për të zbehur njollat dhe për të rikthyer shkëlqimin. Përveç kësaj, Orjade Deep Peeling Gel ndihmon në eleminimin e çarjeve të lekurës, përthith aknet e trupit dhe kontribuon në zbehjen e shenjave post-akne, duke ofruar një përvojë spa në shtëpi ose trajtim profesional. Rezultati është një lëkurë e butë, e lëmuar, uniforme dhe e rigjeneruar, me një pamje të shëndetshme dhe rinore.

Vlerësime

Vlerësime

Nuk ka vlerësime.

Vetëm klientët e regjistruar që kanë blerë këtë produkt mund të lënë një vlerësim.

Udhëzime përdorimi

1. Pastro fytyrën ose trupin me një pastrues të butë.
2. Apliko një shtresë të hollë xheli mbi zonën e dëshiruar.
3. Masazho butësisht për të aktivizuar formulën eksfoliante.
4. Lëre të veprojë gjatë gjithë mbrëmjes; shpëlaje në mëngjes.
5. Rekomandohet 1–2 herë në javë sipas nevojës.

Përbërësit Kryesorë

AHA (Lactic Acid, Mandelic Acid)
Papain / Bromelain
Sodium Hyaluronate
Allantoin
Panthenol
Aloe Vera Extract
Centella Asiatica Extract

Përbërësit Aktivë

AHA/BHA të butë (Lactic Acid, Mandelic Acid) – eksfolim i kontrolluar
Ekstrakte enzimatike frutash (Papain / Bromelain) – ndihmon në rigjenerimin qelizor
Hyaluronic Acid – ruan lagështinë gjatë eksfolimit
Allantoin & Panthenol – qetëson dhe forcon barrierën
Ekstrakte bimore qetësuese (Aloe Vera, Green Tea, Centella Asiatica) – anti-inflamator dhe antioksidant

Ingredientët

Ujë, Glicerinë, Lactic Acid, Mandelic Acid, Papain, Bromelain, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract (Çaj), Panthenol, Allantoin, Betaine, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Arginine, Sodium Hydroxide, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Fragrance.

SHPËRNDAJE
Bestsellers:
SHIKUAR SË FUNDMI 0