Multi Hydro Wine Gel
70 € | 500ml
Ka stok
Vera e kuqe nuk është vetëm dehëse por edhe shëruese. Tek e kuqja e saj gjenden një koktej me antioksidantë natyralë të cilët ndihmojnë në rutinën tuaj të lëkurës. Pavarësisht se ngjyra e saj është e kuqe, ajo ndihmon për të larguar pikërisht të skuqurat dhe irritimet nga fytyra juaj. Multi Hydro Wine Gel nga Bellmona ka ekstraktin e verës si përbërës kryesor të saj. Ky ekstrakt përmban polifenole të cilat ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, përforcimin e elasticitetit dhe rigjenerimin e saj. Për më tepër, ekstrakti i verës i jep asaj shkëlqim dhe formon një shtresë hidratuese në fytyrë që ruan efektin për një kohë të gjatë. Shumë e përshtatshme për personat që duan të ruajnë një lëkurë elastike dhe që duan të fokusohen në kujdesin ndaj rrudhave.
Ka stok
Ky xhel hidratues është ideal për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën e dëmtuar nga psoriasis, dermatiti dhe ekzema. Vetitë e fuqishme antioksidante të rrushit i japin lëkurës elasticitet, fortësi dhe mbrojtje, duke e lënë të ndihet e shëndetshme dhe e freskët. I përshtatshëm për fytyrën, trupin dhe skalpin, ky produkt sjell shkëlqim dhe hidratim të menjëhershëm edhe për lëkurat më të ndjeshme.
3 koment për Multi Hydro Wine GelShtoni një vlerësim
5.00/5
- Sort:
- Newest
- Oldest
- Highest ratings
- Lowest ratings
Vetëm klientët e regjistruar që kanë blerë këtë produkt mund të lënë një vlerësim.
- Aplikoni një sasi të vogël të produktit në fytyrë, trup ose skalp si hapi i fundit i rutinës suaj.
- Masazhoni butësisht derisa të përthithet plotësisht.
- Përdoreni sipas nevojës për hidratim dhe qetësim të menjëhershëm.
- Ekstrakti i verës së kuqe: me veti antioksidante, rrit elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës.
- Farat e rrushit: ushqejnë lëkurën, trajtojnë dhe qetësojnë aknet.
- Prebiotikët/probiotikët: kurojnë lëkurën dhe rrisin imunitetin e saj.
– Lorem Ipsum
– Lorem Ipsum