About

Rreth Allùre Shop

Allùre Shop është distributor i vetëm në Shqipëri i markave më cilësore koreane: Ronas, Merikit, Bellmona dhe Or’jade, magjia e të cilave qëndron pikërisht në përshtatjen që ato kanë me çdo lloj lëkure dhe zgjidhjen e çdo problematike. Më tepër se kaq, Allùre Shop është shtëpia e bukurisë ku rinia e përjetshme nuk ka pse të jetë më e pamundur. Produktet tona mund t’ju bëjnë të dukeni dhe ndiheni si një princeshë koreane me efikasitetin dhe ndjesinë që lë pas aplikimi i tyre. Ne duam të ndihmojmë në arritjen e një bukurie frymëzuese, të pafundme dhe që është një reflektim i kujdesit ndaj vetes.

Bellmona

Bellmona, kompani kozmetike e klasit më të lartë, përfaqëson një bashkëpunim frytdhënës ndërmjet teknologjisë së lartë, përbërësve më cilësorë dhe studimeve dermatologjike të thelluara. Në gjuhën portugeze fjala ‘’Bellmona’’ do të thotë ‘’grua e bukur’’, pikërisht ajo që kjo kompani e kujdesit të lëkurës të ndihmon të arrish. Produktet e kësaj firme janë të disponueshëm në më shumë se 50 shtete dhe tani edhe në Shqipëri.

Ronas

Ronas është krijuar me qëllimin për të nxjerrë në pah bukurinë tuaj të fshehur. Është një markë që ofron zgjidhje për imbalancën e lëkurës me anë të përbërësve të saj natyralë me bazë bimore. Kompania Ronas është gjithashtu pronare e dy markave të tjera estetike: Merikit dhe Or’jade. Ronas shpërndan në të gjithë botën dhe është gjithmonë duke krijuar formulat më inovative për produktet e kujdesit ndaj lëkurës.

Merikit

Të gjitha produktet e kujdesit për fytyrën dhe trupin të Merikit funksionojnë në tre drejtime: tonifikojnë lëkurën, i japin asaj shkëlqim dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. 90% e përbërësve të produkteve të Merikit janë ekstrakte bimore vendase nga Gadishulli Korean, Kina dhe Japonia duke e bërë atë një mishërim të kulturës së kujdesit për veten të këtyre zonave.

Or'jade

Emrin e ka marrë nga guri i çmuar xhade i cili simbolizon kualitetin më të mirë, ashtu siç dhe Or’jade përpiqet gjithnjë të ofrojë. Përmban disa linja produktesh për kujdesin e lëkurës që synojnë t’i sigurojnë asaj hidratimin, qetësinë, eksfolimin, detoksifikimin, kujdesin dhe mbrojtjen që i nevojitet. Or’jade i përkushtohet në tërësinë e saj krijimit të produkteve më cilësore duke përdorur teknologjinë e fundit.

Bestsellers:
SHIKUAR SË FUNDMI 0